“Me 8 qepje në kokë”, dy persona bëjnë për spital ish-dekanin: Shkak ishte…

Ilo Melo, ish-dekan i Universitetit “Fan Noli” në Korçë, është dhu.nuar nga dy persona. Ai ka përfunduar në spital me 8 qepje në kokë dhe sipas ish-dekanit shkak është bërë një konflikt për çështje pronësie.

“Jam dhunuar barbarisht me sende te forta. Për çështje pronësie. E kam me dokumentacion të rregullt. Me kane goditur në kokë dhe jam me trauma. Regjim shtrati. Kam shpëtuar mrekullisht. Jetoj prej vitesh ne Tirane. Kerkoj te dënohen autorët. Jane bashkëfshataret e mi. Nuk kanë asnjë te drejtë mbi pronën time.”

Sipas burimeve policore Mele është rrahur brutalisht nga 2 persona dhe ka 8 qepje në kokë, deri më tani shkak janë konfliktet e pronësisë. Për kë ngjarje policia ka arrestuar dy persona në Kolonjë pasi dyshohet se janë autorët e dhunimit të ish-dekanit.

A.M, dhe Gj.M, banues në fshatin Qinam të Kolonjës janë vënë në pranga. Pas ngjarjes I.M u transportua menjëherë në spitalin e Korçës ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.