Me arkivol të hapur, grekët përcjellin Kacifas në banesën e fundit (Foto)

Kanë preferuar që arkëmorti të jetë i hapur deri në banesën e fundit. Dhe ashtu, të veshur me rroba ushtarake, kapele ushtarake dhe i mbuluar me flamurin greke, Konstandinos ka kaluar në mes të fshatit mes korteshit prej qindra njerëzish.

Lot, flamuj grekë, thirrje e parulla e në greqisht…. Këto janë disa nga momentet e ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit të Kostandonis Kaçifasit në Bularat, këtë të enjte.

“Katçifas ti jeton, ti na drejton (Mikonos); Vorio Epiri është grek; Maqedonia është Greqi, ishin disa nga parullat e thirrura dhe të shkruar në flamuj grekë, e të shpalosura para kamerave Bularat.