‘Më kanë tr.adhtuar ata që ju çova…’. Gazetari i larë në gj.a.k, rrëfen ngjarjen sh.okuese: Më kërkoi dhe mu afrua si…

Është dhunuar b.a.rbarisht gazetari shqiptar Visar Dermaku, i cili njihet për satirat e tij dhe me emrin “Gani Germia”. Gazetari i Reporter.net është rr.a.hur shumë k.e.q dhe ka përfunduar me sy të nxirë dhe i gj.a.kosur.

Mediat kosovare shkruajnë se personi që e ka rrahur gazetarin Dermaku është Rigzon Kosumi. Ai vetë tregon se nuk ka dashur ta bëjë të madhe këtë çështje por që foton ku shihet i gjakosur ja kanë publikuar njerëz pa dijeninë e tij.

“Më kanë tradhtuar njerëzit që ua kam dërguar foton në Facebook,”– mësohet të ketë thënë gazetari.

Më pas ai ka treguar edhe si ndodhi ngjarja.

“Më kërkoi foto, erdhi dhe m’u afrua si një fans. Më pas më ndoqi pasi kam dalë nga lokali dhe kur u ndodha vetë më sulmoi fizikisht,”-tregon ai.

Kosumi njihet për lidhje familjare me diplomatin kosovar në Austri, Bajram Kosumi. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar të riun të dhunojë Dermakun, ndërkohë që ai vetë thekson se kjo ngjarje nuk ka lidhje me punën e tij si gazetar.