Me kista në kokë, operohet djali 5-muajsh i Almeda Abazit, ish-missi shp.ërthen në lot

Djali i Almeda Abazit dhe aktorit Tolgahan Sayışman, Efehan, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Stamboll.

Sipas revistës së njohur turke ‘2.Sayfa’, djali 5-muajsh i çiftit të njohur është futur në sallën e operacionit për heqjen e një kisti në kokë.

Fatmirësisht, gjithçka ka shkuar sipas parashikimit dhe gjendja shëndetësore e të voglit raportohet të jetë e mirë.

Megjithatë sipas informacioneve të transmetuara në ‘Kanal D’, pritja për daljen nga salla e operacionit ka qenë tepër e vështirë si për Almedën, e cila vazhdimisht qante, ashtu edhe për Sayisman, që dukej tepër i tensionuar.

‘Djalin tim e kapi syri i lig’, është shprehur Almeda, duke iu referuar faktit që muajt e fundit, i biri ishte pjesë e serialit që po xhironte i ati.