Me muaj kam hezituar të flas, por nuk do ia kisha dalë nëse…shkrimtarja na bëri me dhimbje zemra me fjalët e saj

Ashtu si rrobat që mbante veshur, me shpirtim vrerosur e dhimbjen që ia lexon lehtë në sy, shkrimtarja e njohur Flutura Açka foli për herë të parë publikisht për humbjen e të birit, 17-vjeçar. Me zërin që i dridhet ajo pranoi se ka kaluar apokalips në jetën e saj. Flutura Açka ndau me shikuesit dhimbjen e një nëne, e cila do të duhet të vijojë jetën pa praninë e gjësë më të shtrenjtë, ndërsa pohoi se ende vijon të jetojë me ndjesinë se i biri një ditë do ta telefonojë.

“Një nga pengjet e mia është një tatuazh që ai donte të bënte me shkronjat e alfabetit të Elbasanit donte të shkruante një varg të kanunit. Mos të duket e largët dita që do ta bëj unë atë tatuazh”,- rrëfeu mos lotësh shkrimtarja e njohur.

Ajo ka sqaruar edhe në rrjetet sociale pse ka pranuar të flasë sot:

“Me muaj kam hezituar të flas, duke repektuar dëshirën e përhershme të families sime për të mbajtur largësi me jetën time publike. Me ndjesën për shmangien që u kam bërë shumë kërkesave për biseda televizive, vendosa të flas për herë të parë, mbase të fundit, pas një kohë të gjatë, mbi humbjen e tim Biri.
Mbase pa përkujdesjen me qartësi klinike të Adi Krastës, nuk do t’ia kisha dalë. I jam thellësisht mirënjohëse. Me kohën, besoj, një libër i ri do të më ndihmojë ta armoj brishtësinë e ditëve të mia. Paçi një fundjavë, dhe verë të bukur, miqtë e mi!”