“Më pyeti një mik nëse jeton Fadil Hasa apo jo”. Mesazhi prekës për legjendën e humorit shqiptar

U nda sot nga jeta aktori i mirënjohur i humorit Fadil Hasa. Legjenda e humorit shqiptar u nda nga jeta në moshën 78-vjecare pas një sëmundje të rëndë.

Hasa e shfaqi talentin fillimisht me estradën amatore të Durrësit dhe në vitin 1970 u pjesë e trupës profesioniste, me të cilën ngjiti në skenë dhjetra e dhjetra shfaqe dhe u dha jetë qindra roleve, për të cilat do të mbahet mend.

Fadil Hasa u lind në vitin 1940 dhe mbante titullin “Artist i Merituar”. Hasa ishte vlerësuar 4 herë titullin “Artisti më i mirë” dhe çmime të tjera të rëndësishme,  duke e  vënë emrin e tij në panteonin e të artëve të estradës shqiptare.

Sakaq në rrjet po vërshojnë homazhet dhe dedikimet prekëse për Hasën.

Ja postimi prekës në rrjet për Hasën:

Mbreme me pyeti nje mik qe ka kohe që eshte i larguar nga Shqiperia nese jeton Fadil Hasa apo jo. Po i thashe, eshte si kokrra e molles. Sot qenka shuar nje nga ikonat e humorit durrsak dhe te atij shqiptar. I lehtë te qofte dheu dhe te pastë shpirti rahmet Fadil Hasa. Ne nje vend ku është qare aq shume kur varroset humori eshte vertete zi! /ShkodraNews