Mediat lajmëruan se ai ka humbur jetën, analisti: Njerëzit n.gushëllonin prindërit, gruaja nuk e dinte por unë…

Në atë kohë ky lajm u transmetua nga thuajse të gjitha mediat botërore.

Një k.aos i vërtetë.

Flitej gjithandej për vrasjen e tij, më 29 Mars të vitit 1999 gjatë sulmeve serbe. Por më datë 01 Maj të vitit 1999, kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore” në atë kohë, Baton Haxhiu, ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, për të folur lidhur me faktin se si e mori lajmin për vdekjen e tij.

“Kur mora lajmin për vdekjen time isha në një bodrum me mikun tim Teki Dervishi. Mundoheshim të ndiqnim lajmet e fundit, ishte stacioni BBC ai që transmetoi lajmin. BBC transmetonte drejtpërdrejt konferencën e NATO-s dhe lajmi ishte: “Dje janë ekzekutuar edhe tre intelektualë të tjerë, gjithashtu edhe kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Baton Haksi, mbiemër të cilin të huajt e kanë vështirë ta thonë”. Ishim vetëm dy persona që ndiqnim lajmet anglisht sepse të tjerët prisnin “Deutsche Velle” në orën 17:00. Nuk iu thashë gjë të tjerëve për lajmin e vdekjes time sepse mendova se do të mbyllej kjo punë. Në orën 17:00 “Deutsche Velle” konfirmoi vdekjen e Fehmi Aganit dhe Baton Haxhiut. Dy minuta pas lajmit të gjithë u mblodhën, më shikonin, i shikoja dhe askush se besonte. Nuk kisha si t’i sqaroj. Përshtypja e parë ishte: “Si është e mundur që ata të thonë që kam vdekur”.

Unë isha larguar nga shtëpia që prej datës 19 Mars, bashkë me stafin e redaksisë sepse nuk desha ta shqetësoj familjen time. Prej datës 19 Mars unë kam qenë në gjyqin serb dhe me datë 23 u dënova me 120 mijë marka gjermane dhe redaksia me 400 mijë. Kriza më e madhe ka qenë deklarata e Millosheviçit, ditën kur janë larguar të gjithë dëshmitarët e OSCE, i cili tha se “Koha Ditore” është gazetë që ka bashkëpunuar me Perëndimin. Që pas asaj nate të gjithë ne kemi qenë të detyruar të mos flemë nëpër shtëpitë tona. Vetëm motra ime e ka ditur ku jam, por e kisha takuar 2 ditë përpara se të dilte lajmi. Lajmi për vdekjen time u bë i vërtetë. Njerëzit kishin shkuar tek prindërit e mi për ngushëllime. Por bashkëshortja ime, e cila ishte tek prindërit e saj, nuk e ka ditur sepse i kishin shkëputur rrymën elektrike. Tre ditët e fundit në bodrum kam qenë në gjendje të rëndë psikike, kam qenë i gatshëm të bëj vetëvrasje vetëm që të mos shkoja në duart e serbëve. Ajo ka qenë kriza më e madhe për mua”, tregoi Baton Haxhiu