Megask.andali/ Aty u v.ra Arditi, sot PD lëshon de.noncimin e fo.r.të, Rama dhe Klosi s’pyesin as për të vdekurit, ja ç’bëjnë

PD, përmes zëdhënëses Ina Zhupa, denoncon se kompania që operonte në Landfillin e Sharrës ku  u vra Ardit Gjoklaj është rilicensuar sërish, këtë herë për të ushtruar aktivitet në Elbasan.

“Lincesohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte landfillin e Sharrës me bekimin e Veliaj dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë !

Në muajin Prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e drejtuar nga Blendi Klosi , nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k  me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre.” shkruan Ina Zhupa në një postim në facebook.

Postimi i plotë:

Lincesohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte Landfillin e Sharrës me bekimin e Veliaj dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë !

Ne muajin Prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi , nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre.

“ Alb Tech Plast sh.p.k” është kompania “3R sh.p.k” e cila ka kryer ndryshim emri me 17 Maj 2018 dhe zotërohet nga z. Edurim Teqja, në vitin 2016 kjo kompani u kontraktua nga Veliaj, Bashkia Tiranë për kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës jashtë çdo kushti dhe parametri teknik .

Në investigimet e medias doli qartë që në Landfill shfrytëzoheshin shumë persona, burra , gra dhe fëmijë jashtë kushteve të sigurisë në punë , pa sigurime shoqërore. Po ashtu ngjarja më e rëndë ndodhi 7 Gusht 2016 Ardit Gjoklaj u vra në ambientet e Landfillit nga ekskavatori i kompanisë 3R sh.p.k .

Shteti jo vetëm që nuk ndërmori masa për shkeljet e evidentuara por sot e ka lincensuar përsëri në të njëjtën fushë veprimtarie. Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen. Ky është modeli i biznesit që promovojnë, ndërsa biznesi i ndershëm po mbyllet çdo ditë.