Mendonte se kishte grip, nuk shkoi në spital, por pas 3 javësh i ndodh më e keqja. Familja dhe e dashura e tij në lot…

Një djalë i ri, vetëm 23-vjeçar ka humbur jetën pasi ka neglizhuar simptomat e asaj që ai mendonte se ishte thjesht grip.

I riu nuk iu drejtua doktorëve me justifikimin për të “mos humbur kohën kot sepse do i kalonte vetë”.

Reece Milner, i cili shkonte rregullisht në palestër dhe nuk kishte pasur më parë probleme shëndetësore, u gjet në makinën e tij në Craigavon ​​nga një kalimtar javën e kaluar. I huaji I dha ndihmën e parë djalit deri në mbërritjen në spital.

Mjekët thanë se truri i tij kishte mbaruar atë ditë, ndërsa Reece vdiq dy ditë më vonë, i rrethuar nga familja e tij dhe e dashura e tij. Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se Reece, vdiq për shkak të inflamacionit në miokardin e muskujve të zemrës të shkaktuar nga një infeksion i rrallë.

Reofach Doran, e dashura e Reece për gjashtë vjet, tha se Reece kishte shkuar të punonte normalisht të mërkurën e kaluar.

“Ai nuk ishte mirë gjatë tre javëve të fundit, por menduam se kishte grip”, tha ajo.

Për fat të keq organet Reece nuk janë dhuruar, sepse pas vdekjes është kryer autopsia, por vetëm zemra është dhuruar për qëllime kërkimore, dhe ndoshta ende mund të shpëtojë jetën e dikujt tjetër./Përgatiti: ShkodraNews