Mënyra si i mbani duart me partnerin, tregon shumë rreth lidhjes suaj! Mësojeni

Nëse ka diçka që nuk të tradhton kurrë, ajo është gjuha e trupit. Kaq e vërtetë është kjo, sa nisur nga detaje fare të vogla psikologët ia dalin të përcaktojnë karakterin e dikujt ose natyrën e një marrëdhënieje shoqërore.

Sot kemi menduar të flasim rreth duarve. Pa u zgjatur shumë ideja është kjo: mënyra se si i mbani duart me partnerin tregon shumë rreth lidhjes suaj.

Ndërthurje dhe prekje e lehtë e gishtërinjve: Respekt

Kjo mënyrë tregon se marrëdhënia është tepër e qëndrueshme, e ngritur mbi besimin dhe respektin ndaj individualitetit apo privatësisë së njëri- tjetrit.

Pëllëmbë mbi pëllëmbë: Përgjegjësi
Përmes këtij pozicioni dallohet fare lehtë se cili nga partnerët dominon: gjithmonë ai, pëllëmba e të cilit gjendet poshtë duke i falur kështu gjysmës më të mirë qetësi dhe mbrojtje.

Puthitje: Përkujdesje
Përpiqeni të jeni të sinqertë, pa u munduar të fshihni pasiguritë apo gabimet tuaja. Marrëdhënia juaj udhëhiqet nga besimi dhe dashamirësia.

Bashkim i gishtërinjve të vegjël: Flirtim
Jeni ende në stadin e flirtimit, ndaj kjo mënyrë e mbajtjes së duarve përgjithësisht ndodh në fillim të lidhjes.

Prekje aksidentale: Simpati e fshehur
Pavarësisht se kimia ekziston, në shumicën e rasteve kjo lloj tërheqjeje nuk guxon kurrë të shkojë përtej shoqërisë!

Shtrëngim: Besim
Personi që shtrëngon gishtërinjtë tregon respekt, besnikëri dhe gatishmëri për të mbrojtur tjetrin, i cili nga ana e tij ndihet i sigurt.

Mbajtje e kyçit: Tërheqje
Ka diçka agresive këtu që justifikohet nga tërheqja e lartë fizike dhe flakët e pasionit. Po kështu ky shtrëngim tregon se njeriu është egoist dhe i vrazhdë.

Gjithashtu:
Prekje e belit: Pasion

Pozicion zyrtar: Siguri