Merrte gjithmonë çmime të dyta dhe të treta Irma Libohova zbulon gabimin e saj artistik

Artistja big e skenës shqiptare Irma Libohova ishte e ftuar mbrëmë në spektaklin e muzikës ‘Këndo këngën time’ në Vizion Plus

. Në këtë spektakël marrin pjesë dhe shumë artistë të rinj ku njëra prej tyre  Marjona Metohu, u pozicionua si e treta nga Irma Libohova.

Mes komenteve dhe batutave  në lidhje me këtë vendim të sajin Irma u  shpreh:

‘Unë gjithë jetën çmime të dyta e të treta kam marrë. Nuk është vendi ai që të përcakton, – ka përfunduar Irma.

Por e pyetur nga moderatori Ardit Roshi edhe për gabimin e saj më të madh artistik Irma u shpreh:

“Ndoshta kam kënduar shumë tepër, shumë tepër  këngën ritmike pa ju kthyer edhe baladave ndoshta, kështu mendoja” u shpreh Irma.