Meshkujt? Faji e kanë mamatë e tyre, i rrisin si pasha, e pastaj kërkojnë nga gratë…

Me dy martesa të hedhura pas shpine, duket se eksperienca në çift e Jennifer Aniston, lë shumë për të dëshiruar. Së fundmi, aktorja ka dhënnë një intervistë për revistën franceze “Public”, ku mendimet e pakëndshme që ka dhënë për meshkujt, kanë bërë bujë.

“Meshkujt vënë gjithmonë mirëqenien e tyre të parën”, tha aktorja. “Faji qëndron tek nënat e tyre, të cilat i rrisin si pasha kur janë të vegjël, e kështu kur rriten ata i shohin femrat si vajza të urta”.

Aktorja kurrë nuk e ka fshehur faktin se nuk dëshiron të ketë fëmijë, dhe për këtë ajo është sulmuar shpesh. Në një intervistë më herët, ajo i është përgjigjur kritikëve duke i thënë:

“Ekziston një presion që gratë të bëhen nëna, dhe nëse nuk bëhen, atëherë ato konsiderohen si mallra të dëmtuara. Ndoshta qëllimi im në këtë planet nuk është të riprodhojë. Ndoshta ka të tjera gjëra që duhet të bëj. Shumicën e kohës qesh me këto tituj absurd, por përqendrohem te puna ime, miqtë, kafshët e mija dhe si mund ta bëjmë botën një vend më të mirë, pjesa tjetër janë mbeturina”./Përktheu: ShkodraNews-Burimi: huffingtonpost.it