Meta e zbulon sot përfundimisht, nxjerr foton në mes të komisionit: Ja ç’bëri Ramiz Alia pasi i bëra këtë kërkese …

Presidenti Ilir Meta thekson se nuk është i pari që ka bërë dekretimin e shfuqizimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi sipas tij edhe Ramiz Alia e ka bërë këtë gjë.

“Kam bërë aktin më të mirë, tryezën e dialogut nuk e mblidhja dot. Unë nuk jam i pari, Ramiz Alia në 1991 shtyu zgjedhjet me 2 muaj.

Dekretimi i 13 tetorit nuk ishte zgjedhje emocionale”.

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një foto të vjetër, të 30 viteve më parë, ku shfaqeshin studentët e dhjetorit, duke i kërkuar Ramiz Alisë mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Në foto shfaqej dhe vetë Meta, i cili tha se e ndjente veten me fat që ishte pjesë e kësaj ngjarje historike. Dhe për këtë shkak tha presidenti, do të ishte e tepërt që ti kërkoje atij rikthimin e zgjedhjeve ‘’si  njëherë dhe një kohë”.

“Është e tepërt që ti kërkosh një studenti të dhjetorit që të krijosh precedent të ri, të zgjedhjeve pa kandidat”, u shpreh Meta.

 

Vijon…