Meta fotografohet me bashkëshortin e Zajmina Vasjarit në jahtin luksoz

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, teksa po merret shumë me aktualitetin politik, po shfrytëzon edhe ditët për të pushuar si në bregdet ashtu edhe në mal.

Së fundmi ai është fotografuar në bordin e një jahti luksoz, i veshur me rroba banje krah bashkëshortit të këngëtares Zajmina Vasjari, Klodian Asllani.

Të dy janë fotografuar duke bërë shenjën e shqiponjës ndërsa në foto duket edhe dora e një personi të tretë, që nuk dihet kush është.

Klodian Asllani është biznesmen që merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut e deri tek pasuritë e patundshme.