Meta jep llogari para Komisionit, Rama lëshon ur.dhër të pr.erë, ja ç’do ndodhë sot

Kryeministri Rama ka mbledhur sot grupin e deputetëve socialistë, ndërsa mësohet se nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me Komisionin hetimor që po merr ndërkohë në pyetje Presidentin Meta në lidhje me ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Burime nga mbledhja e grupit parlamentar socialist thanë për Fax Neës se kryesocialisti nuk eshte ndalur te komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, por gjatë fjalimit të tij nuk ka harruar  ligjet e kthyera në Kuvend prej kreut të shtetit.

Rama është shprehur se duhet të rrëzohen të gjitha dekretet dhe ka vënë theksin tek kandidatura e Milos për emërimin në krye të KLSH-së.

Sipas burimeve mësohet se Rama është shprehur: Duhet të rrëzohen dhe të jetë prezent në seancë gjithë grupi. Të mos ketë asnjë mungesë.

Gjithashtu u diskutua për pjesëmarrjen në seancë plenare, në mbledhje grupi, zgjedhjet në parti, vlerësimi i punës së drejtuesve të institucioneve etj. (vijon)