“Ministri futi në kurth protestuesit”, ja cili ishte skenari me fikjen e dritave

Një shpërthim i ashpër ka qenë sot deklarata e ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili në reagim të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Vasili pyeti se ku i gjeti provat e filmimet policia kur dritat tek parlamenti i fiku vet. Vasili tha se ky është shtet i horrave dhe se hajdutët e qeverisë që njihen deri në Uashington nuk arrestohen por arrestohen qytetarë që mbrojnë banesat e tyre.

“Jam këtu ti kërkoj këtij ministri të pacipë që bën komente… cili ishte pronari i asaj makine? Përveç mjeteve mjekësore të medias nuk mund të hynte askush tjetër. Kush i fiku dritat në ambientet e mitingut që maskarenjtë e tij të konsumonin të qetë provokimin e tyre. Kam një pyetje për ministrin kriminel që drejton ministrinë  e brendshme: Kush e dhunoi fotografin Arben Dajçi? Kjo foto flet për të gjithë ministrat. Kjo është dhuna…gjaku tek ky fotograf i ndershëm dhe i pafajshëm që pasqyronte protestën.

Kam një pyetje tjetër: Po investigimin e bërë nga BIRN dhe videon e bërë publike nga ta se si gazetarët pa asnjë shkak u goditën me ujë? Kush e kurdiste gurmazin e çjerrë të një polici maskara për të bërë thirrje për të irrituar klimën e provokimit. Sot policia ka ndaluar dhjetëra protestues, ku i gjeti provat, filmimet? Po për makinën e djegur pse nuk ka prova e filmime. Ky shtet ka zgjedhur të jetë shtet i horrave dhe horrave që mbrojnë horrat. Hajdutët e qeverisë i njohin që këtu e deri në Uashington por nuk arrestohet njeri. Arrestohen ata që mbrojnë banesat e tyre nga hajdutët e qeverisë”, deklaroi Vasili.