Mjaft vuajtët, kjo është kura e saktë me kanellë për tretjen e mirë dhe trupin në formë

Tërshëra është një drith shumë i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, tre përbërës kyç për një tretje të mirë.

Përpos këtyre vlerave, tërshëra është e mrekullueshme për pastrimin e mëlçisë dhe sistemit tretës dhe ka një efekt qetësues në organizëm. 

Ekspertët e AgroWeb.org ju rekomandojnë një kurë natyrale me tërshërë dhe kanellë për përmirësimin e tretjes. 

Për përgatitjen e kësaj kure të mirë për tretjen ju nevojiten: 

6 filxhanë kafeje ujë 

1 lugë çaji me kanellë pluhur 

1 filxhan kafeje me tërshërë 

Përgatitja:

Përpara se të bini për të fjetur, vendoseni tërshërën në një tas me ujë dhe mbajini në të për 7 orë. 

Në mëngjes, kullojini dhe shpëlajini me ujë. 

Shpëlarja ka si qëllim eliminimin e anti-ushqyesve dhe enzimave që çlirohen në ujë. 

Më pas, tërshërën hidheni në një mikser, shtoni ujë dhe kanellë. 

Përziejini mirë dhe më pas lëngun e trashë pijeni. 

Këtë kurë mund ta përdorni 1 herë në javë. 

Vlerat e Tërshërës Për Tretjen

Fibra tek tërshëra është e patretshme. Kjo fibër është si një fshesë e cila pastron të gjithë sistemin tretës dhe vë zorrët në lëvizje. 

Lëvizshmëria e rregullt e zorrëve ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi. 

Nga ana tjetër, vitaminat dhe mineralet që ofron tërshëra, përthithen mjaft mirë nga sistemi tretës. 

Një përthithje e tillë pengon rritjen e beftë të sheqerit në organizëm, gjë që ndodh zakonisht pas konsumit të një vakti. 

Vlerat e Kanellës Për Tretjen

Kanella është e para në listën e 26 erëzave më të pasura me antioksidantë. 

Studimet kanë konfirmuar se kanella ndihmon kundër problemeve me tretjen, fryrjeve, urthit, të përzierave dhe kontraktimeve të stomakut. 

Kanella ul nivelin e sekretimit të acidit gastrik në stomak duke e mbrojtur sistemin tretës nga inflamacioni dhe ulçera. 

Sasia e sigurtë e kanellës për shëndetin është deri në 6 gramë në ditë për 6 javë rrjesht. 

Si në rastin e çdo ushqimi tjetër, edhe kura e tërshërës me kanellë duhet përdorur ngadalë për t’i dhënë kohë organizmit. 

Fibra është sa e mirë por edhe e vështirë. 

Nëse organizmi përballet krejt papritur me një sasi të lartë fibre, do të vuajë nga konstipacioni, diareja, gazrat dhe dhimbje të barkut./AgroWeb.org