Moderatorja ia thotë troç gazetarit në emision live: Dua të fle me ty (VIDEO)

Gazetari i njohur Ervin Kurti ishte një nga të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të zbuluar më shumë nga puntata e parë e “E Diell”, që nis këtë të dielë në ekranin e Top Channel.

Bieta kishte bërë bashkë në studion e emisionit disa prej moderatorëve të programit, të cilët do të kenë rubrikat e tyre të veçanta dhe argëtuese.

Por gazetari energjik dhe thumbues, Ervin Kurti, do ketë një rubrikë të veçantë, me të ftuar nga bota e “showbiz”-it shqiptar, të cilët, Ervini tha se i njeh shumë mirë, pasi me shumicën ka fjetur në një krevat.

Kaq mjaftoi dhe një nga moderatoret aty pranë me shaka i tha: Si nuk paskemi fjetur bashkë ne, duhet me fjet! E kjo kaloi me humor e vazhdoi biseda./ShkodraNews