Moderatorja shqiptare largohet nga Shqipëria, nis punë në televizionin italian

I mungoi ekranit këtë sezon me emisionin e saj “Kush vjen për drekë”, sepse mesa duket Arjola Shehu ka pasur plane të tjera. Moderatorja shumë e dashur për publikun do jetë prezantuese në kanalin italian “Rai”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Arjola me postimet e fundit në Instastory ku njofton se do të prezantojë programin “Tipicita 2019”.

“Debutimi im në një prodhim 100% italian”, shkruan Arjola duke bërë të ditur se pjesë e këtij projekti është edhe Marco Ardemagni.