Mos bëni provë ta mbani kur ju vjen një por**ë, do i bëni vetes atë që nuk e mendoni

Të gjithë e dimë se si është ajo ndjesia kur të vjen të bësh një por**ë, por e mban me forcë që të mos e lëshosh, edhe pse je mësuar të mos i mbash e ti bësh vend e pavend, sepse për momentin je në një ambient ku do të turpërohesh nëse e bën një gjë të tillë.

Ama, besoj e keni dëgjuar edhe atë shprehjen, që italianët, nuk të falin nëse gromsit, por nëse bën një fëndë, të thonë “shëndet”.

E një studim kohët e fundit na tërheq vëmendjen për të mos e bërë më këtë gabim.

Nëse të vjën të bësh një pordhë, gjej një vend të përshtatshëm dhe lëshoje në kohë, pasi ta mbash gjatë deri sa ajo të të ikë, të bën keq.

Sipas studimit, akumulimi i gazrave në stomak është i njohur si meteorizëm, një problem, që njihet shumë. Është një çrregullim shumë i zakonshëm i zorrëve dhe të vetmet që eliminojnë ajrin e tepërt është kur trupi reagon në dy mënyra ose me pordha, ose me anë të fryrjes së stomakut.

Megjithatë, këto dy mënyra që reagon trupi ynë, megjithëse ndihmojnë të ndjehemi ne më mirë dhe të heqim qafe ajrin e tepërt, nuk do të shihen me sy të mirë nëse praktikohen në publik.Përgatiti: ShkodraNews