Mos e bëni këtë veprim pasi dilni nga dushi, do e pësoni

Me siguri do jeni edhe ju që po lexoni këtë artikull një ndër personat që bëjnë këtë veprim më së shumti. Të flenë me flokë të lagur pasi dalin nga dushi.

Por ky veprim mund të shkaktojë disa probleme, të cilat i kemi renditur më poshtë:

Dhimbja e kokës

Natën ndërsa flemë, temperatura e trupit zbret mjaftueshëm dhe nëse ju flini me flokë të lagur atëherë trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë të mbajë një temperaturë konstante. Kjo gjë mund të shkaktojë dhe dhimbje koke.

Bakteret dhe problemet me lëkurën

Lagështia e flokëve gjatë kohës kur ne flemë, rrit rrezikun e problemeve me lëkurën, pasi mikroorganizmat kanë ambientin perfekt për t’u shumuar. Për më tepër jemi në dijeni që jastëku është plot me baktere.

Rënia e flokëve

Gjumi me flokë të lagura bën që flokët tuaja të jenë më të dobëta dhe të këputen me lehtësi.