Mos e humbisni të qeshurën e DJ Sardit, Aurela Gaçe i bën komentin epik: Kështu është kur ke… (video/foto)

Kur Bes Kallaku dhe Erion Isai po bënin batuta me jurinë e “Këngës Magjike”, situata u ndez akoma më shumë me të qeshurën epike të DJ Sardit.

E qeshura me zhurmë dhe karakteristike e Sardit ka shkrirë së qeshuri të madh dhe të vogël, e video e saj është bërë hit në internet.

Ndërkohë në rrjete sociale komentet për Sardin janë të pafundme.

Këngëtarja Aurela Gaçe i shkruan DJ Sardit në Instagram:

@sardidj keshtu eshte kur ke gjak labi, qesh me shpirt edhe me zhurme 😂😂😂😍😍😍”, shkruan Aurela.

Sonte është nata e dytë e spektaklit “Kënga Magjike”, e cila transmetohet në TvKlan. /ShkodraNews