“Mos guxoni të dilni nga shtëpia”, meteorologët japin a.larmin: Temperaturat mund të shkojnë deri në…

I nxehti pritet të godasë vendin tonë duke filluar nga nesër.

Ajo do të kalojë nga Europa Qendrore deri në Skandivai, ndërsa do të prekë edhe Shqipërinë.

Meteorologia Lajda Porja, tha për “Top-channel” se temperaturat nesër prite të arrijnë në vlerën maksimale 37 gradë, ndërsa e mërkura do të jetë dita më e nxehtë për Shqipërinë.

“Kjo vale do të zgjasë 5-6 ditë. Shqipëria do të mbetet serish në periferi të kësaj vale. Që ditën e diel pritet ndryshim drastik i temperaturave. Nesër do të kemi vlerë maksimale 37 gradë. Ndërkohë që dita më e nxehte për Shqipërinë do të jetë dita e mërkurë, me temperaturë 39 grade, ndërsa ndonjë zonë e veçantë edhe 40 gradë. Më pas do të kemi rikthim të vlerave normale 32-33 gradë, thotë Lajda Porja, Meteorologe.