Moti i keq në Itali, mbyllet porti i Barit, ç’po ndodh me Durrësin

Italia është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë duke shkaktuar dëme të shumta si dhe 5 të vdekur deri tani. Si pasojë e kësaj situate porti i Barit në Itali është mbyllur si pasojë e erës deri në 12 km/orë.

Si pasojë e motit të keq në det, tragetet nga Porti i Durrësit drejt Barit do të nisen në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nga Bari drejt Durrësit do të nisen në orën 07.00 të mëngjesit për të mbërritur pasditen e nesërme.