
Legjenda e estradës shqiptare Fadil Hasa u nda dje nga jeta në moshën 78-vjecare pas një sëmundje të rëndë.
Homazhet për Fadil Hasën mbahen sot nga ora 10 deri në 11 në hollin e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku personazhet që ai u dha jetë janë bërë pjesë e historisë së humorit jo vetëm të qytetit bregdetar.
Sakaq këngëtarja e njohur e muzikës popullore Artjola Toska ka prekur me fjalët e saj për aktorin, shkruan ShkodraNews.
“Na bere gjithe jeten te qeshim sot na bere te qajme.. Lamtumire miku im i mire i pazevendesueshmi Fadil Hasa”, shkruan Toska në rrjete sociale.
Hasa e shfaqi talentin fillimisht me estradën amatore të Durrësit dhe në vitin 1970 u pjesë e trupës profesioniste, me të cilën ngjiti në skenë dhjetra e dhjetra shfaqe dhe u dha jetë qindra roleve, për të cilat do të mbahet mend.
Të paharrueshme mbeten rolet e tij në pjesët “Dajrja”, “Sheqeri”, Tekniku i lavatriçes”, por edhe rolet në filmat “Zëvendësi i grave”, “Kronikë provinciale” dhe “Mao Ce Dun”.
Fadil Hasa u lind në vitin 1940 dhe mbante titullin “Artist i Merituar”. Hasa ishte vlerësuar 4 herë titullin “Artisti më i mirë” dhe çmime të tjera të rëndësishme, duke e vënë emrin e tij në panteonin e të artëve të estradës shqiptare. /ShkodraNews
Në emisioni “Soiree” mbrëmjen e djeshme.
Një histori dhi.mbje është ajo e.
Një e-mail i ka shkuar Ramës,.
Nikoll Lesi ka reaguar në media.
Lini një Përgjigje