“Na duhet një burrë”, dikur birësoi një djalë por akoma s’është martuar. Fjodora tregon arsyet

Fjodora Fjora është kthyer në një personazh mjaft të komentuar.

E ftuar në emisionin ‘Thumb’ nuk mund t’i mungonte dhe thumbimi i dy moderatoreve për faktin se pse Fjodora Fjora është ende beqare. “Kaq frikacakë janë meshkujt shqipëtarë?”, ka qenë pyetja që i kanë drejtuar Fatma dhe Aulona lidhur me faktin që akoma nuk ka gjetur partnerin e duhur.

Fjodora para disa vitesh bëri të njohur vendimin e saj, ku birësoi një djalë me emrin Alteo, por ende mbetet pa një mashkull në jetën e saj. Ajo është shprehur se sado që shqiptarët të përpiqen mbeten po njësoj.

Aulona Musta: Po nga ëndrra që thonë që të gjitha vajzat e kanë të veshin një herë fustanin e bardhë, ti ke hequr dorë?

Fjodora Fjora: Po na duhet burrë një herë para dasme.

Me sa duket pë Fjodorën akoma nuk ka ardhur personi i duhur për të ndarë jetën!

Me sa duket pë Fjodorën akoma nuk ka ardhur personi i duhur për të ndarë jetën!