Ndërroi jetë, i jepet lamtumira e fundit ikonës së futbollit shqiptar

I është dhënë lamtumira e fundit Fatmir Frashërit të ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare pasi humbi betejën me sëmundjen e tij.

Në ambientet e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ u mbajtën homazhet për nder të kësaj legjende të futbollit në vendin tonë ku nuk munguan personalitetet më të njohura të sportit dhe jo vetëm.

Fatmir Frashëri u formua si futbollist te klubi i Tiranës me të cilën u aktivizua në periudhën 1958-1972. Më pas ai dha një kontribut edhe te Partizani e sidomos në radhët e kombëtares shqiptare. Në vitin 2003, Fatmir Frashëri u tërhoq përfundimisht nga futbolli pasi ushtroi për një kohë të gjatë rolin e trajnerit dhe të Tiranës dhe të disa skuadrave të tjera duke lënë gjurmë. Për kontributin e madh të tij në futbollin shqiptar, Fatmir Frashëri është nderuar me çmimin ‘Mjeshtër i madh’.

Lexo edhe: