Në gjendje të r.ëndë aktorja e madhe shqiptare, deklarata e fortë e saj

Aktorja e njohur dhe e dashur e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ndodhet në gjendje të r.ëndë shëndetësore.

Ajo mësohet se do t’i nënshtrohet ditën e premte një operacioni të vështirë në këmbë.

Në një bisedë telefonike për “Shqiptarja.com”, Xhepa është shprehur:

“Sot mora analizat e gjakut, sepse jam në pritje të operacionit. Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”.

“Të premten do të hyj në operacion dhe do Zoti e kaloj me sukses”.

Aktorja 87-vjeçare ka punuar vetëm gjashtë muaj më parë për xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar në romanin e shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli./ShkodraNews