Në mes të koncertit, ja si Noizy tallet me Luana Vjollcën

Një koncert në Gjakovë i bëri ata të dy bashkë.

Siç dihet prej kohësh, Noizy dhe Getoar Selimi nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe këtë Noizy e ka treguar edhe gjatë perforamcës së tij.

Teksa bëhej gati të këndonte hitin e tij “Jena mbretër”, reperi ka marrë mikrofonin dhe ka thumbuar Luanën dhe Getoarin, duke i thënë këngëtares: “Bëji të fala kunatit.”

Pas këtyre fjalëve, ai ka nisur të qeshë dhe është bërë gati të këndojë këngën, ndërsa video e reperit po bën xhiron e rrjetit.

Pavarësisht thumbimit të Noizyt, Luana ka zgjedhur të mos reagojë në lidhje me situatën e krijuar në Gjakovë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Noizy lançoi këngën e tij të re “S’kan besu”, ndërsa Luana po shijon prej një jave suksesin e bashkëpunimit me Faydee, “Yalla Habibi”.

Shiko videon ketu