Në pamje të parë duket normale, por as që jua merr mendja se çfarë fshihet pas kësaj fotoje

Një familje në Queensland mbeti e tmerruar nga një piton që po pushonte në verandën e tyre.

Zvarraniku, një piton që mund të gëlltisë pa problem një burrë të rritur, po flinte në divanin që ndodhet jashtë mes bimësisë.

Pasi e panë, familja filloi ta filmonte gjarprin për të treguar se sa e lehtë është të mos i dallosh me sy të lirë këta grabitqarë që kamuflohen në bazë të mjedisit rrethues.

Nëse e sheh foton e shkrepur prej tyre duket sikur s’ka asgjë të pazakontë, por pikërisht aty ishte duke fjetur një piton.

Fotoja është postuar në një grup në Facebook dhe përdoruesit kanë mbetur sa të befasuar aq edhe të frikësuar.

Shiko videon ketu