“Në Shkodër luajnë ata që të vënë pistoletën në kokë”, reagon Vllaznia, ja çfarë thotë për ish kapitenin

Klubi i Vllaznisë, ka reaguar ditën e sotme pas deklaratave të bëra nga lojtari Arsaed Rahova, ku ai shprehej se në Shkodër luajnë miqtë e partisë, dhe bijtë e të fortëve që të vënë pistoletën në kokë.

Ish-kapiteni i Vllaznia U-19 Arsaed Rahova në një intervistë për ‘Panorama Sport’ tha se lojtarët e akademisë Vllaznia nuk vlejnë edhe aq shumë. Ish-kapiteni Rahova i cili ishte deri në sezonin e fundit pjesë e akademisë i quan të turpshme deklaratat e administratorit Lici duke thënë se ka nënvlerësuar një akademi që ka prodhuar dhe prodhën lojtarë shumë të mirë që aktivizohen brenda dhe jashtë Shqipërisë. Madje Rahova tregon se tani ka më shumë lojtarë që futen tek Vllaznia duke dhënë para duke thënë të kundërtën e pretendimeve të administratorit Lici që tek Vllaznia s’ka më futbollistë me para. Madje ish-kapiteni i 19-vjeçarëve shkon edhe më tutje kur deklaron se disa lojtarë janë edhe falë presioneve dhe pistoletave në kokë që vendosin dhe një prej tyre mund të jetë edhe administrator Lici. Arsaed Rahova në janar të këtij viti firmosi një kontratë 3-vjeçare me Vllazninë dhe madje u cilësua nga vetë klubi si një lojtarë me të ardhme por tashmë është në process largimi nga kuqeblutë.

Cili është mendimi juaj pas deklaratave të administratorit Lici për akadmeinë Vllaznia?

Nuk e di se si administratorit është shprehur në atë formë për akademinë Vllaznia pasi është kampion për 5 vite radhazi dhe ka marrë pjesë dy herë në Ligën e Kampioneve dhe nuk e di se si administrator e ka thënë atë gjë. Tani mund të ketë lojtarë që futen më parë më shumë se sa në kohën kur thotë administratori.

Si jeni ndjerë pas intervistës të administratorit Lici? 

Normalisht që jemi ndjerë keq unë dhe gjithë të tjerët por edhe lojtarët që janë tani tek academia Vllaznia. Të thotë administrator që tek Vllaznia janë future lojtarë vetëm me para është e papërshtatshme për të sepse akademia Vllaznia ka patur ka dhe do të ketë lojtarë shumë të mirë. Ka lojtarë edhe për Superioren dhe jo vetëm për Vllazninë dhe i kemi shembujt.

 Si e keni kuptuar intervistën e dhënë nga administratori Lici? 

Është një nënvlerësim për të gjithë ne dhe akademinë Vllaznia. Lojtarët e akademisë ndjehen të fyer me ato çfarë ka thënë ai ndërsa të gjithë të larguarit nga Vllaznia janë në ekipe të Superligës.

Administratori tha se kombëtarja nuk ka shumë lojtarë nga akademia Vllaznia, mund të jetë i justifikuar administratori Lici? 

Nuk është justifikim sepse të gjithë i njohin lojtarët e Vllaznisë, e gjithë Shqipëria i njeh jo më Shkodra dhe ata po luajnë. Tek kombëtarja e di të gjithë se si shkojnë dhe nuk mund te këta arsye kombëtaren. Është edhe çështje fati nganjëherë. Ke lojtarë shumë të mirë që nuk kanë qenë në kombëtare, një prej tyre është Sukaj por ka edhe të tjerë. S’do thotë asgjë sepse lojtar nuk të bën vetëm kombëtarja.

Duhet që të kishte më shumë hapësirë kombëtarja dhe vëmendje për ju?

Normalisht që po por çfarë të presësh nga kombëtarja kur administratori Lici thotë vetë që nuk ka lojtar akademia Vllaznia. E ka ulur akademinë e vet në një kohë shkon në Afrikë për të marrë lojtarë të tjerë dhe kjo është e turpshme duke qenë se i ka në Shkodër shumë më të mirë.

Cili është mendimi juaj për ekipin U-19 të Vllaznisë? 

Unë kam dalë kampion me moshat që me Alban Volumin tek U-17 por edhe tani me U-19 kur isha me Luan Zmijanin. Futbollistëve aktual të Vllaznisë dua t’i them që të mos demoralizohen sepse ka shumë ekipe në Superligë ku mund të luajnë dhe jo vetëm tek Vllaznia. Përderisa janë në vend të parë dhe janë ekipi kampion nuk ka se si të jenë lojtarë të këqinj ndaj është shumë turp për administratorin. Lojtarët e akademisë nuk duhen ta marrin si pikë të dobër por duhet të forcohen dhe t’i tregojnë administratorit Lici se vlejnë.

Nga ana tjeter në reagimin e klubit shkodran, ata shprehen se vetë ish-kapiteni i Vllaznisë U-19, që kur është afruar në ekip, ka ardhur me plot problematika prej dokumentacionit nga KF Shkodra, dhe tashmë del dhe hedh baltë. Ata shprehen se janë të gatshëm ta lënë të lirë, të largohet ku të dojë Rahovën, nëse ai paguan detyrimet për periudhën e formimit te KF Vllaznia. DEKLARATA

Në lidhje me shumë insinuata të dala në media dy ditët e fundit sqarojmë se kjo zhurmë e krijuar, bëhet e qëllimshme për t’I prishur punë Vllaznisë. Sa I takon futbollistit Arsaed Rahova dhe deklaratave të fundit të tij, sqarojmë se që nga momenti I ardhjes së tij tek Akademia Vllaznia, ka ardhur me problematika sepse nuk ka sjellë dokumentacionin e duhur nga KF Shkodra me të cilin është stërvitur tre vite rresht dhe prandaj KF Vllaznia është në gjyq me këtë klub për periudhën e formimit të tij. Ndërkohë, më 24 janar të këtij viti ka firmosur kontratë me klubin Vllaznia dhe ai e di vetë se si ka firmosur, me gjithë këto problematika. Me kalimin e muajve, lojtari duke qenë I pakënaqur, ka kërkuar të largohet nga Vllaznia. Mbas disa kontakteve që kemi patur me familjarët e tyre, kemi qenë të gatshëm ta japim në huazim por nuk ka ndigjuar. Ka kërkuar të marrë leje-kalimin pa shlyer asnjë detyrim ndaj KF Vllaznia ndërkohë që kemi qenë të gatshëm ta lëmë të lirë nëse ai do të shlyente detyrimet e formimit ndaj KF Shkodra. Por sërish nuk ka pranuar dhe në këto kushte, del në media dhe hedh baltë mbi klubin Vllaznia duke përmendur fjalë e shprehje të padenja për një futbollist. Sa I takon ndërhyrjeve të administratorit në formacionin e ekipit U19 për ndeshjet e “Uefa Youth League”, besojmë se nuk është në karakterin dhe personalitetin e tij një veprim I tillë. Kjo është lehtësisht e verifikueshme sepse stadiumi ka kamera dhe për më tepër këto pretendime bien poshtë sepse ky lojtar por edhe Smajli kanë qenë titullar në formacion në atë ndeshje. Bëjmë me dije se që nga dita e sotme futbollisti Arsaed Rahova është I lirë të largohet duke paguar detyrimet që ka për periudhën e formimit tek KF Vllaznia. Ne nuk jemi bërë asnjëherë pengesë për karrierën e asnjë futbollisti dhe shpresojmë që Rahova me shokë të flasin më shumë në fushë sesa në media. Klubi dhe instancat e tij përveç projekteve të tjera, e kanë vëmendjen tek Akademia dhe këtë e tregon se disa nga elementët më të spikatur të ekipit U19 janë nën kontratë dhe këtu bëhet për Lekajn, Shimajn dhe Repajn.
KF VLLAZNIA