Nëna e Ervisit me dorën në zemër dhe me sytë me lot, tregon të vërtetën e hidhur për të birin: Para disa ditësh 3 persona me të bardha…

Dhjetëra shqiptarë janë larguar në drejtim të Sirisë, ndërsa një pjesë e tyre ende nuk janë kthyer, pasi kanë lu.f.tuar në krah të ISIS.

Mes lotësh nëna e Ervis Alinjit, Hurmaja tregon se pak ditë më parë në fshat kanë qenë tre persona të dyshimtë, ndërsa ajo beson se një prej tyre është djali i saj.

Ervisi ka 8 vite që është larguar drejt Sirisë, dhe prej asaj kohe familja nuk ka marrë më asnjë lajm prej tij, ndërsa Hurmaja shpreson ende për një telefonatë nga i biri.

“Prej vitesh nuk kanë asnjë kontakt me djalin më dhëmb shpirti për atë fëmijë s’dimë ku ndodhet por jemi të sigurt që është  gjallë. Shpresa jonë e vetme janë  mediat nuk kemi besim te shteti. Jam e sëmurë prej merakut të djalit. Para disa ditësh 3 persona veshur me të bardha ishin në fshat dyshojmë se Elvisi ishte një prej tyre. Shohim çdo ditë ndodhitë në Siri dhe na dridhet zemra .E vetmja dëshirë të jetë gjallë të bëjë një telefonatë”, shprehet e ëma e Ervis Alinjit.

Ndërkohë që e ëma e Almir Dacit, i cili është raportuar i vdekur në Siri, paraqitet në gjendje të rënduar psikologjike, dhe tenton që të mos marrë vëmendjen e gazetarëve.