Ngjarje e rë.ndë/ Shuhet në moshë shumë të re ish-mesfushori i njohur shqiptar

Ish-mesfushori i Luftëtarit në vitet 2000-2013, Bashkim Gaxhaj, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare.

Gaxhaj vuante nga një sëmundje e rëndë prej pak kohësh, ndërsa sot është ndarë nga jeta.

Nga ish-kapiteni i Luftëtarit, Arlind Nora dhe të tjerë bashkëlojtarë ndër vite me Gaxhajn kanë postuar në rrjetet sociale mesazhe ngushëllimi për këtë largim të parakohshëm nga jeta.

Për herë të fundit pjesë e Luftëtarit, Gaxhaj ka qenë në vitin 2013, kur blu zinjtë drejtoheshin nga Nevil Dede në Kategorinë Superiore.