Njihuni me prezervativin e ri, do 4 duar për t’u hapur, por kënaqësia është në maksimum

Mesa duket ciftet tani do te njihen me prezervativin me te ri.

Pasi deri më sot jemi njohur me prezervativët me aromë, ato floureshentë, madje edhe ata vegan, ky është kufiri i ri për se.ks të sigurt: prezervativët e pëlqimit!

Siç raporton faqja Insider, marka e njohur argjentinase e lodra se.ksi “Tulipán” ka krijuar prezervativin e parë të konsensusit në botë, i cili është i mbyllur në një paketim që kërkon përdorimin e katër duarve për ta hapur( katër qoshet e paketimit duhet të shtypen njëkohësisht). Kjo të paktën do t’u sigurojë të dy partnerëve të njëjtën përfshirje në vendimin për të bërë se.ks.

Pëlqimi është gjëja më e rëndësishme në se.ks dhe ky prezervativ është një pikënisje e mirë. “Tulipán gjithmonë ka folur për një kënaqësi të sigurt, por për këtë fushatë kemi kuptuar se duhet të flisnim për gjënë më të rëndësishme në çdo marrëdhënie se.ksuale. Kënaqësia është e mundur vetëm nëse të dy jepni pëlqimin tuaj”, shpjegoi Joaquin Campins e BBDO, agjensia e reklamave përgjegjëse për marketingun e prezervativëve.

Këto prezervativë nuk do të shiten para fundit të vitit, por ato janë shpërndarë falas që prej disa kohësh në Buenos Aires, ku po shijojnë një konsensus të caktuar.

Videon e gjeni ketu: https://www.youtube.com/watch?v=1tPd4beJTRU