Nuk i mjaftoi Shqipëria, gruaja i bën të papriturën Panuccit

Sipas medieve italiane, , Christian Panucci, i ka dhënë fund lidhjes së tij 3 vjeçare të dashurisë me kërcimtaren Samanta Togni.

“Style24.it” ka publikuar lajmin, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga palët. Samanta Togni dhe Christian Panucci u njohën në spektaklin italian “Ballando con le stelle”, nga ku nisi edhe lidhja e tyre e dashurisë. Ish-mbrojtësi i Romës është baba i një djali nga martesa e tij e parë që zgjati 9 vite.

Panucci qëndroi në stolin e Shqipërisë për afro dy vite, ndërsa u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Vendin e tij e ka marrë trajneri tjetër italian, Edy Reja.