Nuk i punonte Whatsapp, djali njeh më në fund nënën me të cilën jetonte prej kohësh

Çfarë do të bënim nëse të gjitha rrjetet sociale papritmas do të zhdukeshin, nëse teknologjia e smartfonëve nuk do të ekzistonte më dhe media do të ndryshonte në mënyrë drastike?

Ne do të kthehemi disa dekada më parë, pa dyshim, por nuk jemi të sigurt nëse do të jemi kaq keq sa tani.

Më 3 korrik 2019 rrjetet sociale ishin ‘viktima’ të një “ndërprerjeje” të përgjithshme që përfshinte miliona përdorues nga e gjithë bota, duke krijuar panik, por ama edhe një situatë shumë qesharake.

Rënia e rrjeteve sociale përfshinte mos shfaqjen e imazheve dhe videove nga Facebook dhe Instagram, si dhe videot e audiot aplikacionit të mirënjohur të komunikimit WhatsApp.

Ka pasur ankesa të panumërta nga përdoruesit anembanë botës, të cilët nuk mundeshin të kishin akses në platformat e tyre të preferuara online me lehtësinë e zakonshme.

Natyrisht që titulli dhe fotografia e artikullit tonë janë një provokim, por ata duhet të na bëjnë të mendojmë për mungesën e marrëdhënieve “konkrete” që kemi me ata që na rrethojnë.

Çfarë do të bënim në mungesë të rrjeteve sociale? A do të detyrohemi të flasim dhe të bisedojmë me njerëzit rreth nesh?

Episodet si ato të 3 korrikut mund të na mësojnë se zinxhirët e teknologjisë mund të jenë më solide se sa mendoni dhe se ndoshta një herë në një kohë do të na bënte mirë të shihnim nga një ekran i ndritshëm dhe të fillonim t’i jepnim vlerë të re marrëdhënieve te verteta me njerëzit e vërtetë rreth nesh. Sepse jeta reale fillon menjëherë përtej smartfonëve tanë, edhe nëse pothuajse nuk e vëmë re më./Përktheu: ShkdoraNews. Burimi: guardachevideo.it