Nuk keni dëgjuar kurrë më parë, por njihuni me burgun e pazakontë shqiptar ku nuk ka roje të armatosura

Ndoshta nuk keni dëgjuar më parë për burgje pa roje sigurie, por tashmë njihuni me një të tillë…

Ai ndodhet në Smrekonicë në Vushtrri, e në këtë burg, të burgosurit janë me vepra të lehta dhe dënimet ndaj tyre kryesisht arrijnë deri në 3 vjet. Kapaciteti i këtij burgu është për 200 të burgosur. Drejtori i Burgut të Smrekonicës, Xhevdet Maqastena tregon për Kallxo.com përvojat e tij të punës të cilën e bën që tashmë shtatë vite.

“Me ligjin për mbi ekzekutimin e sanksioneve penale, Qendra Korrektuese në Smrekonicë është burg i tipit të hapur. Këtu bëhet ekzekutimi i sanksioneve penale, gjegjësisht i dënimeve deri në 3 vite. Kapaciteti i burgu është për 200 të dënuar. Këtu bëhet ekzekutimi i dënimit vetëm për meshkuj të moshës madhore”, tha Maqestena. Në burgun e Smrekonicës nuk ka të dënuar të mitur ose gra. Stafi i Burgut të Smrekonicës përbëhet prej 52 oficerëve të cilët janë graduar sipas pozitave dhe detyrave që ushtrojnë. Drejtori tregon se të gjithë të dënuarit në Burgun e Smrekonicës punojnë punë të ndryshme, duke filluar nga punët e pastrimit të oborrit, në kuzhinë, dhe në një hapësire prej 5 hektarësh ku mbjellin pemë e perime. Maqastena tregon se si funksionon një i burgosur.

Një karakteristikë e këtij burgu janë rrethojat brenda të cilave të burgosurit bëjnë jetën e tyre pas dënimit deri në ditën kur e rifitojnë lirinë. Të burgosurit në Burgun e Smkrekonicës nuk kanë dhoma me grila, ndërsa dhoma e tyre përmban një shtrat, një televizor, mjete për pastrimin e dhomës dhe një tavolinë. Një burg pa roje të armatosura është ai i Smrekonicës. Drejtori Maqastena ndalet edhe tek fakti nëse e ndjejnë mungesën e rojeve të armatosura në burgun që ai e drejton.

“Asnjëherë asnjë rast i tillë nuk ka ekzistuar në këtë burg. Ideja e këtij burgu është kështu, këtu janë të dënuarit me sjelljet jashtëzakonisht të mira, me benificione, me privilegje dhe vetëdija e të dënuarit është që pse t’i humb këto benificione e të kthehet në burgje të mbyllura e ti humb të gjitha këto benificione”, thotë Maqastena.