Nuk keni lajme të mira për motin, më mirë shihni se çfarë na pret për shumë ditë

Mos mbani shpresa të kota se do të mund të shihni ndonjë rreze dielli këto ditë. Shpresat ua shuajnë sinoptikanët të cilët thonë se ndonëse ditën e sotme temperaturat ishin në vlera pozitive dhe moti i kthjellët ka mbizotëruar, si duket nga mbrëmja e sotme situata do të ndryshojë.

Orët dhe ditët në vijim do të sjellin reshje të shumta shiu dhe dëbore në të gjithë territorin. Pavarësisht kësaj, meterologët parashikojnë që temperaturat të jenë mbi normalen përgjatë gjithë javës, edhe pse në të gjithë territorin do të ketë reshje të pandërprera shiu.