Nuk ndalet Rudina Magjistari, ajo që i ndodhi sot në emision do ju shkrijë së qeshuri

Pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Rudina” Drejtori i Programacionit të “TV Klan”, Albert Dumani.

Moderatorja e emisionit në fjalë Rudina Magjistari, së bashku me Albertin në një sekuencë të caktuar nuk ndalonin dot së qeshuri dhe realisht na bënë të gjithëve për të qeshur!

Si nisi gjithçka?

Dumani po fliste për udhëtimin e tij në Indi, dhe u ngatërrua teksa thoshte:

“Për mua ishte udhëtimi i jetës. Ishte vend që ne e kemi parë vetëm në foto apo në ndonjë serial, por teksa e shikoje me sytë e tu, me sytë e ty, me sytë e tu…”

Kaq mjaftoi që Rudina të niste të qeshte me të madhe së bashku me Albertin.

“Na kapi budallallëku, marrim frymë thellë edhe ristartojmë!”– tha moderatorja dhe më pas intervista vijoi si normalisht.

Shihni videon e mëposhtme (min 1:10).