Nuk përballoi dot dhimbjen, pas varrimit të tetë familjarëve ndërron jetë Fiqerete Lala

Një tjetër anëtare e familjes Lala në zonën e Kënetës ka ndërruar jetë.

Mësohet se bëhet fjalë për Fiqirete Lala 64 vjeç, e cila pasi mori pjesë në ceremoninë mortore të tetë anëtarëve të familjes ka vdekur.

64 vjeçares në datë 27 nëntor i ra infarkt nga dhimbja e madhe që e kaloi dhe u dërgua në spital, ku u bë operacion, por pas varrimit të tetë anëtarëve të familjes ndërroi jetë.

Tetë anëtarët e familjes Lala që u ndanë nga jeta:

Amelia Lala 8 vjeç, Sahadete Lala 79 vjeç, Griselda Lala- 22-vjeç, Marjeta Lala 31 vjeç, Emilio Lala, Enis Lala 2 vjeç, Dionisa Lala 2 vjeç, Ilir Lala, 52 vjeç