Nusja 10 vite më e madhe, dasmë gjigante tradicionale, martohen çifti shumë i njohur i showbizit

Duke respektuar traditën e partneres së tij, këngëtari i grupit “Jonas Brothers”, Nick Jonas, është martuar me një dasmë me motive tradicionale indiane, duke tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave.

Dasma e Nick dhe Priyanka Chopras është cilësuar si një ndër ceremonitë më të veçanta, ku biente në sy harmonia mes dy fiseve, të cilët vendosën të respektonin traditat e njëri-tjetrit.

Në një pjesë të ceremonisë, sipas traditës së Priyankës, dy familjet kanë treguar nëpërmjet kërcimit mënyrën sesi Nick dhe aktorja indiane u njohën me njëri-tjetrin dhe të gjithë pranuan se ishte gjëja më argëtuese që kishin parë.

Vetë Priyanka publikoi në profilin e saj në Instagram momente nga ceremonia, në përshkrimin e të cilave shkruante se ishte shumë entuziaste që gjithçka shkoi mirë dhe tashmë ishte gati për të nisur një tjetër kapitull me partnerin e saj Nick.