“O Erjon, o legen, prite popullin se po vjen”, banorët degjenerojë Veliajn

“O Erjon o zagar, do të tërheqim me litar. O Erjon, o legen prite popullin se po vjen”, ishin disa nga thirrjet në kor të protestuesve në Tiranë.

Banorët, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” kanë dalë në protestë pasditen e sotme.

Banorët janë vendosur në zonën e “Unazës së re”, duke bllokuar të dyja akset e rrugës kryesore që kalon aty. Kjo është dita e 14-të radhazi që banorët protestojnë.

“Shtëpitë do ti mbrojmë me gjak”, thirrën në korr banorët.

“Pronën do e mbroj me armë”, u shpreh një prej protestave për gazetarët në terren.

Protestat janë zhvilluar herë te sheshi para bashkisë e herë në aksion rrugor që lidh sheshin Shqiponja” me mbikalimin.

Banorët, banesat e të cilëve është janë të legalizuara dhe preken nga projekti, kërkojnë dëmshpërblim me vlerën reale të tregut dhe jo sipas legjislacionit në fuqi. Për ata që banesat i kanë pa leje, është njoftuar nga autoritet përfitimi i një bosi qiraje 3-vjeçar, por banorët janë kundër kësaj zgjidhjeje. Ata kanë paralajmëruar vijimësi dhe përshkallëzim të protestave, derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.