“Obobo, nisi tersi”, Arta Dade perzantuese dhe aktore?! Çfarë ndodhi kur sapo ishte fejuar

Arta Dade duket se nuk ka ndryshuar fare nga dalja e parë  në ekran. Për këtë veti të saj ajo paska pasur dicka të fshehtë në karrierën e saj, si ajo e prezantimit.  Në emisionin ‘Opinion’ ku u diskutua sesi kanë ndryshuar personazhet e këtij emisioni Dade ka treguar dhe historinë e largët të vitit 1975.

“Kam qenë në vitin 1975 ne vit të tretë, më ftuan për të prezantuar Festivalin e 13-të , pak me hezitim sepse kishte kaluar  festivali i 11-të dhe nisi ters. Perdja e skenës rrëzoi mikrofonin dhe kameramani tha “Nisi tersi”, thashë obobo!. Nuk e di përse u zgjodha ndoshta pasi atë vit isha e fejuar dhe ai punonte si inxhinier në televizion. Por kam patur dhe një eksperiencë tjetër në televizion, isha 22 vjeç dhe kam luajtur një telefilm “Shqetësimi i verës” dhe në 1989 jepja mësim anglishteje në televizion,”-përfundoi Dade në Opnion.