OSHEE nuk nxjerr faturat e dhjetorit, ja dëmi që po i shkakton bizneseve

Edhe pse data shënon 12 janar, duket se OSHEE nuk ka ende një përgjigje për qytetarët të cilët po kërkojnë që të marrin faturën e muajit dhjetor.

Siç shihet edhe në foto, në faqen online të OSHEE, në kategorinë e shërbimit online të faturave, faqja nuk funksionon, duke shkaktuar kështu vonese të daljes së faturës për muajin që lamë pas, ndërkohë që bizneset presin që të bëjnë mbylljen e deklarimeve për dhjetorin.

Por përse ndodh kjo?

Mos ndoshta kjo është një taktikë për të mos deklaruar muajin dhjetor firmat?

Apo për të futur një faturë të majme për këtë muaj, siç zakonisht ka ndodhur në vitet e fundit, kur fatura ka ardhur shumë e lartë dhe e pajustifikuar?!