OSHEE nxjerr njoftimin: Këto vende për dy ditë do kenë ndërprerje dritash, ja oraret…

OSHEE me anë të një njoftimi për mediat bëri të ditur se sot dhe nesër (18 dhe 19 shtator 2019) do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, stakimi do të ndodhë për shkak të riparimeve që po bëhen në disa kabina elektrike.

Njoftim për abonentët në Tiranë:

Stakim i datës 18-19 Shtator

Për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave, në datat 18-19 shtator do të stakohet energjia në disa zona në kryeqytet.

18 shtator

12:00-15:00

Rruga “Mihal Duri”

09:00-13:30

Rruga “Agush Gjergjevica”, Rruga “Todi Shkurti”, rruga “Budi” si dhe një pjesë e Qytetit Studenti

09:00-12:00

Rruga “Sandër Prosi” pranë Fondit të Sigurimeve Shoqërore

19 shtator

09:00-15:00

Rruga e Elbasanit pranë ish-Trikotazhit pjesërisht

09:00-13:30

Rruga “Agush Gjergjevica”, Rruga “Todi Shkurti”, rruga “Budi” si dhe një pjesë e Qytetit Studenti.