Pa nisur mirë, plas skandali tek ‘E diell’, largohet prezantuesi. Ja bisedat te grupi

Pa nisur mirë sezonin e ri, emisioni i fundjavës në Top Channel, E Diell duket se ka probleme. Prej aty është larguar një nga moderatorët e një rubrike, nuk dihet pse.

Emri i tij u përfol se mund të ishte bashkë prezantues me Dojna Memën në spektaklin The Voice.

Por atij iu besua edhe një rubrikë në “E diell”, ai i V – Reporter. Por tashmë moderatori Flori Gjini nuk do të jetë pjesë e programit, pasi burime për “iconstyle.al” konfirmojnë se ai është larguar nga “E Diell”.

“Iconstyle.al” ka siguruar edhe një screenshot të bisedave që bënin moderatorët dhe gazetarët e “E Diell”, ku Flori duket se ka lënë grupin.

Nuk e dimë nëse Flori ka ndonjë plan për të lëvizur në në tjetër program apo televizion, gjithsesi ai vijon të shkruajë në bio-n e Instagramit se po punon me emisionin “Pushime on top” dhe atë në “Club-in e Mëngjesit”.