Paguan agjensinë t’u organizonte dasmën, plot 46 mijë paund për në Xhamajka, çifti përballet me m.akth

Do duhej të ishte dita me e bukur e jetes qe do mbahej mend pergjithmone.

Por dasma e ëndrrave të një çifti në Xhamajka u shndërrua në një m.akth per ta.

Kjo, pasi pasi ceremonia e tyre nuk ishte edhe ligjërisht në rregull.

Gjithcka ndodhi për shkak të agjencisë që ata kishin paguar për t’u marrë me ditën e tyre speciale.

Andy Helson, 45 vjeç, dhe Heidi Brown, nga Blackburn, mbetën të shkatërruar pas përvojës së tyre të hidhur në Karaibe.

Pavarësisht shpenzimeve prej 46,000 paund, çifti tha se as certifikata e tyre e martesës nuk u plotësua si duhet.

“Na u shit neve si parajsë, por në fakt ishte një makth. Kemi mbetur të shkatërruar pasi erdhëm në shtëpi na u njoftua se nuk ishim zyrtarisht të martuar”, kanë treguar ata.