Pamje të rë.nda nga ak.sidenti tr.agjik/ Pak minuta pasi 36-vjeçari dhe 72-vjeçarja mbeten të v.d.ekur në vend

Një ak.sident i rë.ndë me pasojë vd.e.kjen e dy personave është regjistruar këtë fillimvit në zonën e Porcelanit në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15.02 të kësaj të enjteje, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Mjeti me targë AA544 SX, me drejtues Etjon Lazrin është pë.rplasur me një tjetër mjet me targë AA 758 YZ, me drejtues Edmond Muratin.

Si pasojë kanë humbur jetën dy këmbësorët Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e pl.agëve të rënda. Në pamjet e publikuara nga abcnews.al janë momentet e para të ngjarjes, kur mbërrin autoambulanca për të transportuar trupat e pajetë drejt m.orgut.

Sakaq, kamerat e sigurise kanë kapur momentin kur mjeti tip Volksvagen Beetle i drejtuar nga Etjon Lazri, godet mjetin tip Volksvagen Golf 6, me drejtues Edmond Muratin.

Siç duket edhe nga pamjet e kamerave te sigurise, Lazri ka parakaluar mjetin tjeter me një shpejtësi mjaft të madhe duke përplasur për v.d.ekje këmbësorët të cilët ndodheshin në trotuar.

Drejtuesit i njërit mjet Edmond Murati është shoqëruar ne polici për veprime te mëtejshme, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër Etjon Lazri është dërguar ne spital për ndihme mjekësore.

Si pasojë ë kësaj ngjarjeje të rëndë qarkullimit rrugor është bllokuar për rreth 1 orë.

Grupi hetimor vijon veprimet, po këqyr kamerat perreth vendit te aksidentit për te përcaktuar shkakun e ak.sidentit, ku paraprakisht dyshohet për parakalim te gabuar te njërit prej mjeteve.

SHIKO VIDEON KETU