Pamjet/ Aksident i rëndë, në makinë tre fëmijë të vegjël

Dy makina janë përplasur sot në qytetin e Korçës. Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas Balkanweb, në njërën prej mjeteve ishin tre fëmijë të vegjël, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime, por kanë pësuar tronditje psikologjike.

Mjetet e përfshira në aksident  në qytetin e Korçës rezultojnë të jenë njëra “Ford” dhe tjetra tip “Audi”. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, të cilat çuan në përplasjen e tyre.