Pas Ilda Bejlerit, edhe Jonida Vokshi i jep ‘lamtumirën’ Digitalb, iu poston videon: Se kam…

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka njoftuar së fundmi se është larguar nga “Digitalb”, shtëpia e saj për 10 vitet e fundit.

Ka qenë vetë Jonida, ajo që ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në “Instagram”, teksa ka postuar një spot të vjetër të saj. Jonida shkruan se vendimi për t’u larguar nuk ka qenë aspak i thjeshtë.

Në postimin e saj, moderatorja ka renditur gjithashtu edhe arsyet profesionale dhe personale për këtë vendim. Ndërsa shprehet se shumë shpejt do ta shohim në projekte të reja, që me siguri do të jenë në fushën e kinematografisë.

Nga ana tjetër kujtojmë se Vokshi do t’i japë fund beqarisë këtë shtator me partnerin e saj aktor, Besnik Krapi.

Statusi i plotë i Jonidës në “Instagram”:

Zgjodha këtë spot, sepse nga më shumë se 60 që kam realizuar për DIGITALB, ky është më i dashuri për mua.

Ndërsa, ky postim ndër më të vështirët dhe më të rëndësishmit që kam bërë për ju.

Projektet afatgjatë që kam përpara, në rrafshin profesional dhe personal kanë bërë që unë nga shtatori e tutje të tërhiqem nga DIGITALB – shtëpia ime për dhjetë vitet e fundit.

Ky nuk ka qene një vendim i lehtë për mua.

Nga zemra falenderoj secilin bashkëpunëtor në DGA për një rrugëtim të paharrueshëm të përbashkët dhjetëvjeçar. Të mbushur me vlera artistike, mbështetje profesionale dhe plot gjëra të tjera të bukura, sa edhe ky spot.

Mbase një ditë do jemi bashkë sërish, por deri atëherë unë kam vendosur të vazhdoj me projekte të tjera të cilat shumë shpejt do t’i kuptoni.

Në fund, ju falenderoj JUVE që keni qenë me mua dhe më keni përkrahur dhe shkruar pa fund përgjatë këtij rrugëtimi. JU FALEMINDERIT ndjekës e miq të mite🙏🏻❤ Ju ftoj në rrugëtimin tim të ri duke ju premtuar gjëra edhe më të bukura!🤗.

Videon e gjeni duke klikuar linkun e mëposhtëm:

https://www.instagram.com/p/B0_j2vcjJLb/?utm_source=ig_embed